E veja e Dritoro Agollit u nda sot nga jeta në moshën 76-vjeçare

E veja e shkrimtarit të madh shqiptar u nda sot nga jeta në moshën 76-vjeçare, shkruan Zeri.info.

Kjo është një poezi e Dritëroit shkruar për të

Sikur të rrëzohet në mal ky avion,
Kur unë udhëtoj nga Greqia,
Askush s’e mbaron,
Fletorkën përgjysmë me vjershat e mia.

Atë do ta hapë Sadija e mjerë,
Padashur, ashtu kot së kotit,
Mbi vjershën e lënë përgjysmë do bjerë,
E nxehta pikëz e lotit.

Pastaj do ta nxjerrë nga çanta shaminë,
E vetme në dhomë,
Fletorkën do ta mbyllë me një psherëtimë:
” I shkreti, i linte gjërat përgjysmë gjithmonë”.

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit