Një muaj paraburgim për tiranasin që dyshohet për vjedhje të rëndë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Xh.A. nga Tirana për dyshimet për “vjedhje të rëndë”.

Masa e paraburgimit ndaj tij do të llogaritet prej 23 shkurtit deri më 23 mars.

“Nga shkresat e lëndës rrjedh dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 23.03.2019 rreth orës 02:40, në Prizren në rrugën ‘Avni Rrustemi’ , me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, ia merr pasurinë e të dëmtuarës me iniciale G.A. në atë mënyrë që duke kapërcyer pengesat, hyn në shtëpinë e të dëmtuarës, mirëpo vërehet nga e dëmtuara dhe i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim të gjykatës.

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit