7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Prizren: Dështon gjykimi për keqpërdorim detyre ndaj ish-analistit të kredive

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit të dytë, e paraparë për të enjten në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj ish-analistit të kredive, D. S., i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Syla, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit në institucionin mikro-financiar “Qelim Kosovë”, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, e fut të dëmtuarin Bashkim Sefa, si garantues kreditor, i cili nuk ka qenë fare prezent dhe pa e shprehur vullnetin e tij, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani, ka thënë se sipas njoftimit të mbrojtësit të të akuzuarit Syla, avokatit Ethem Rugova, klienti i tij gjendet në spital për shkak të problemeve shëndetësore, dhe se ai nuk mund të merr pjesë në këtë seancë.

Duke mos pasur kushte për mbajtjen e këtij gjykimi, gjykatësi Osmani, ka thënë se seanca e radhës do të caktohet, në bazë të marrjes së informacionit lidhur me gjendjen shëndetësore të të akuzuarit .

Ndryshe, ky rast fillimisht është iniciuar në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, mirëpo kjo prokurori për t’i ikur konflikt të interesit, ka kërkuar përjashtim nga rasti, pasi që i akuzuari, rezulton të jetë i djali i prokurores Mone Syla, dhe për këtë Prokuroria e Apelit, ka vendosur që rasti t’i delegohet Prokurorisë së Prizrenit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të ngritur më 20 dhjetor 2018, D. S., akuzohet se në cilësinë e analistit të kredive, në institucionin mikro-financiar “Qelim Kosovë”, në Gjakovë, jashtë detyrave dhe përgjegjësive të përshkruara në kontratë, pa leje dhe dijeninë e të dëmtuarit Bashkim Sefa, atë e vendos si garantues të kredisë.

Organi i akuzës, thotë se gjatë muajit maj 2018, i akuzuari , gjatë përgatitjes së dokumentacionit për marrje të kredisë 1500 euro, për klientin D. S., e vendos në dokumentacion të dëmtuarin Bashkim Sefa, si garantues i kredisë, megjithëse ai nuk ka qenë fare prezent, për të shprehur vullnetin e tij për një gjë të tillë.

Sipas aktakuzës, të dëmtuarit i shkakton dëm të konsiderueshëm, pasi që më vonë, të njëjtit i është mohuar të marrë kredi për arsye se në regjistrin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ai figuron si debitor i keq.

Me këtë, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Përvjetori i Adnan Abrashit| 12 vjet pa publicistin që nuk heshti kurrë përballë padrejtësive

Sot, më 3 nëntor, shënohen 12 vjet nga ndarja nga jeta e publicistit të njohur kosovar, Adnan Abrashi. Figura e tij mbetet e paharruar...

3 gola, 3 pikë – Liria shkëlqen në Prizren

Liria është rikthyer me fitore të madhe para tifozëve të saj, duke mposhtur Kikën me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim...

Lajmet e Fundit