7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjet në Suharekë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që dy të dyshuarve për vrasjet që ndodhën dje gjatë ditës në Suharekë, t’u caktohet masa e sigurisë për paraburgim.

Brenda tri orëve, dje nga arma e zjarrit u vranë dy burra në Suharekë dhe mbeti e lënduar rëndë një grua (familjare e vëllezërve nga Studenqani).

32-vjeçari, J.A., nga Mushtishti, u gjet i vdekur në një kazino, ndërsa 64-vjeçari, I.G., dyshohet se u vra nga vëllai i tij, 72 vjeç, në Studenqan për një pronë.

E ndaj të dyshuarve për këto dy vrasje, sot Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që dy të dyshuarve t’u caktohet masa e sigurisë për paraburgim.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe kryeprokurori Admir Shala.

Shala ka deklaruar se që të dy rastet po cilësohen për veprat “vrasje e rëndë” dhe “posedim i paautorizuar i armëve”.

“Prokuroria Themelore ne Prizren pas pranimit të kallëzimit penal për të dy rastet, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit. Të dy rastet po cilësohen veprat ‘vrasje e rende’ dhe ‘posedim te paautorizuar’ te armeve. Presim nga Gjykata qe me se largu nesër te caktohet seanca për të dy rastet”, ka thënë Shala. /Express

Më Shumë

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lajmet e Fundit