Dy të vdekur dhe katër të lënduar në aksident trafiku në Rahovec

Në fshatin Bernjak të Rahovecit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur dy të vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.

Shkaktar i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi jo i sigurtë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipet mjekësore dhe zjarrëfikësit.

“Sot rreth orës 16:30, ka ndodhur një aksident në fshatin Bërnjak të Rahovecit. Me të marrë informatën, njësitet policore, zjarrëfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Duke u bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjës, policia po dyshon se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve të udhëtarëve dhe kjo ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt”, ka thënë Podrimaj.

Më Shumë

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Lajmet e Fundit