16.6 C
Prizren
E hënë, 10 Mars, 2025

Prizreni, kryeqendër e botës së filmit për të 18-n herë

Salla e “DokuKinos” në Prizren është përplot. Në ulëset e kësaj kinemaje nuk janë ulur shikuesit, por punonjësit e edicionit të 18-të të “DokuFestit”. Ata janë duke i marrë udhëzimet e fundit nga drejtuesit e festivalit. Këta të fundit shpjegojnë rëndësinë e punës të së secilit në ekip, që gjithçka të shkojë mbarë gjatë ditëve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër që çdo vit mbahet në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, drejtori artistik i “DokuFestit”, Veton Nurkollari, para të pranishmëve, ku shumica janë në moshë të re, kujton se si në edicionin fillestar kanë qenë pak veta dhe se si janë detyruar që të gjitha t’i bëjnë vetë.

“Sot jemi ekip i madh dhe jemi gati që ta realizojmë edhe një edicion fantastik, të 18-n me radhë”, u thotë Nurkollari. Ai vlerëson përkushtimin e secilit anëtar të stafit dhe të vullnetarëve, duke shprehur mirënjohje për punën e tyre gjatë ditëve të nxehta të verës, në njërën prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në vend.

Ndërkohë udhëzime lidhur me punën në vazhdim japin edhe drejtoresha e festivalit, Nita Deda, dhe drejtoresha ekzekutive e “DokuFestit”, Linda Llulla.

Takimi i stafit dhe ai pasues me vullnetarët nuk zgjasin shumë. Ka shumë punë për të bërë, pasi që të premten mbrëma është hapja solemne e edicionit të sivjetmë. Atmosferën për festën e filmit e përforcojnë edhe flamujt e “DokuFestit” të vendosur në qendër të qytetit, ndërkohë që edhe Ura e Gurit ka një imazh tjetër me një instalacion të përkohshëm në të. Ndërkohë që sloganin e edicionit të sivjetmë mund ta vërejë secili vizitor i Prizrenit. Instalacioni “Truth Lies Here” (E Vërteta/Renat Shtrihen Këtu) është ngritur në muret e Kalasë së qytetit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Më Shumë

Bashkimi dominon derbin dhe vazhdon rrugën drejt titullit

Bashkimi ka mundur Prishtinën në derbin e javës së 16-të të Superliga Femrat me rezultat 60:84 (13:21, 11:24, 17:21, 15:18). Çereku i parë i ndeshjes...

G Bani lë shtëpinë e “Big Brother Vip”! Ja arsyeja

G Bani ka vendosur që të largohet nga shtëpia, duke lënë përfundimisht “Big Brother Vip”. Në nisje të spektaklit, Ledion Liço ka hyrë në shtëpi,...

Lajmet e Fundit