Aksident me pasoja fatale në autostradën “Ibrahim Rugova”

Sot rreth orës 11:00, një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Daut Hoxha.

“Është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot paradite në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostradë janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident. Pas hetimeve që janë në proces do të ju njoftojmë për detaje tjera”.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit