Fituesit e garave republikane vizitojnë Prizrenin

Nën organizimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të kampeve kreative nxënësit fitues të nivelit republikan vizituan sot qytetin e Prizrenit.

Vizita e parë u zhvillua në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku nëpërmjet ciceronit nxënësit u njoftuan me historikun e saj.

Më pas ata vizituan edhe një nga atraksionet kryesore, Kalanë e Prizrenit ku nga muret e lashta e kalasë shijuan bukuritë e qytetit të vjetër si dhe vazhduan vizitën edhe në Parkun e Marashit.

Nxënës të klasave VI, VII, VIII dhe IX, po shpërblehen me kampe kreative për të arriturat e tyre si më të mirët e republikës në kuadër të Garave Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit kritik si dhe në Garat Nacionale të Diturisë.

Pjesë e grupit të parë të kampit kreativ janë rreth 100 nxënës nga komuna e Mitrovicës, Kaçanikut, Deçanit, Junikut, Hanit të Elezit, Shtimes, Gjilanit, Vushtrrisë, Skënderajt, Kamenicës dhe Klinës.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit