20.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Ministria pezullon lejen për objekt midis monumenteve në Prizren

Ministria e Kulturës ka anuluar çdo procedurë sa i përket ngritjes së një ndërtese të lartë midis monumenteve në Prizren. Institucioni më i lartë kulturor në vend ia ka kthyer në rishqyrtim Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve vendimin që i hapte rrugë ndërtesës në zonën mbrojtëse përreth aseteve të trashëgimisë kulturore, që janë Posta e Parë e Qytetit dhe Kazerma e Vjetër, që njihet ndryshe edhe si “Internati”.

Kësisoj, IKMM-ja ka tri ditë afat që ta rishqyrtojë vendimin e vet e më pas t’i përgjigjet MKRS-së. Por pavarësisht qasjes së IKMM-së, procesi nuk do të përfundojë me kaq.

Ministria e Kulturës gëzon të drejtën që ta anulojë vendimin që ia lejon një ndërtesë afariste e banesore deri në pesë kate, pos përdheses, midis monumenteve në Prizren, në atë që njihet si Zona e Dytë e Mbrojtjes në kuadër të Qendrës Historike të Prizrenit. Për vendimin e IKMM-së, që u bë publik javën e kaluar, ishte ankuar Qendra e Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

Nëpërmjet vendimit të ditës së 14-të të këtij muaji, të nënshkruar nga drejtori i IKMM-së, Ismet Hajrullahu, “aprovohet projekti ideor i kompleksit afarist-banesor me etazhitet B+P+4-5”.

Në arsyetim të vendimit shkruhet se pala ka bërë kërkesë për ndërtimin e kompleksit, i cili gjendet në zonën mbrojtëse përreth aseteve të trashëgimisë kulturore, që janë Posta e Parë e Qytetit dhe Kazerma e Vjetër, që njihet ndryshe edhe si “Internati”.

MKRS-ja ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit që të pezullojë çdo gjë sa i përket ndërtesës potenciale deri në një vendim të ri.

Duke i shpjeguar se QRKT-ja e Prizrenit ka paraqitur ankesë dhe se ajo është në shqyrtim, drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, Vjollca Aliu, që kryeson Komisionin për ankesa, nëpërmjet një shkrese elektronike ka kërkuar nga Komuna që t’i pezullojë procedurat.

“Lokacioni ku është paraparë të ndërtohet kompleksi banesor është njëkohësisht edhe një lokalitet arkeologjik i pahulumtuar sa duhet, derisa dihet se në shekullin XIX aty ka qenë Saraji i Mahmud Pashës me objekte përcjellëse të kohës…”, shkruhet në pikën e 3-të të arsyetimit.

Më Shumë

1828 gjoba dhe 15 ndalime në trafikun rrugor të rajonit të Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore në zonën e përgjegjësisë, kanë zbatuar me...

Moti sot: I vranët e me intervale me diell – temperaturat deri në 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

Lajmet e Fundit