8.1 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Vendos kryeprokurori: Lënda e Astrit Deharit kalon në Prokurorinë Speciale

Hetimet për rastin e rrethanave të vdekjes së ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, që nga sot do t’i zhvillojë Prokuroria Speciale e Kosovës. Lënda është marrë nga Prokuroria e Prizrenit dhe hetimet për të njëjtën do të vazhdojnë nga Prishtina.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Pas analizimit të prononcimeve në media të familjes së të ndjerit, Astrit Dehari, dhe përfaqësuesit të tyre ligjor, natyrës specifike dhe urgjente të këtij rasti, si dhe në funksion të zhvillimit me efikasitet të procedurës penale dhe evitimit të mëdyshjeve rreth mundësisë së shkeljes së parimit të paanshmërisë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës caktohet të bëjë trajtimin e mëtejshëm procedural të kësaj çështjeje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me anë të këtij vendimi, bartës i kësaj lënde do të jetë u.d. kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe do të mbështetet nga prokurorët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, mbikëqyrja e këtyre prokurorëve në trajtimin dhe progresin e veprimeve të ndërmarra në këtë çështjeje paraprake penale do të bëhet nga prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Po ashtu, bartësi i kësaj lënde autorizohet të kërkojë që i tërë rasti penal të bartet nga Departamenti i Hetimeve të Krimeve të Rënda në Prizren në Drejtorinë Qendrore të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvillojë hetime të pavarura, profesionale dhe kredibile në ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Më Shumë

Rahoveci dhe Forumi “FARDI” formalizojnë bashkëpunimin me memorandum

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Forumit Anadrini (FARDI), Qerim Kadiri, dje, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit...

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

Lajmet e Fundit