Vetëvendosje: Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Sharr, kërkon ryshfet

VV-logo9-09Pavarësisht marrëveshjes në mes të Ministrisë së Arsimit dhe KQZ-së për lejim të organizimeve dhe manifestimeve të ndryshme nga ana e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore nëpër objektet shkollore pas përfundimit të orarit mësimor, Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Sharr nuk po i lejohet mbajtja e trajnimit me vëzhguesit e saj brenda objektit të gjimnazit “Ruzhdi Berisha”.

Sipas VV-së, për t’u marrë leja zyrtare nga Drejtoria e Arsimit, ata kërkojnë që të paguhen paraprakisht 15 euro për shfrytëzim të klasës.

Në anën tjetër, drejtori i gjimnazit, Shukri Nebiu, duke u munduar që ta heq përgjegjësinë nga vetja, është arsyetuar se pa lejen e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, nuk mund ta lejojë shfrytëzimin e objektit shkollor.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Sharr shpreh shqetësimin e saj me këtë padrejtësi dhe fyerje që po u bëhet anëtarëve të saj, dhe dënon ashpër këtë akt që është në kundërshtim me ligjin dhe të drejtën e qytetarëve për të qenë pjesë aktive e shoqërisë dhe për të marrë pjesë në procesin elektoral

Më Shumë

Vrasja e imamit në Dragash: Paraburgim për të dyshuarit, dyshohen për vrasje mizore dhe mosdhënie ndihme

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj dy të pandehurve, B.H....

Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit