Tërmetet në Shqipëri, “Jetimat e Ballkanit” shtyjnë ceremoninë e paraparë për 28 nëntor në Prizren

Drejtori i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se ngjarja e cila është pritur të organizohet me 28 nëntor, në nder të dhjetëvjetorit të shoqatës dhe Festës së Flamurit, do të shtyhet për një datë tjetër, krejt kjo për shkak të tërmetit që ka ndodhur mbrëmë në Shqipëri.

Në këtë ngjarje të këtij viti jubilar për “Jetimat e Ballkanit”, pritej të ndaheshin 128 çelësa për familjet në nevojë.

Kastrati përmes një video – mesazhi ka ngushëlluar familjarët e atyre që kanë humbur jetën, derisa ka thënë se i dëshiron shërim sa më të shpejtë të lënduarëve.

“Në menjëherë kemi nis aksionin për solidarizim me vëllezërit tonë atje, njëkohësisht ju bëjmë thirrje shqiptarëve kudo që janë, që te jemi unik dhe të solidarizohemi në këto ditë të vështira që po i përjetojmë të gjithë së bashku. O zot mbroj shqiptarët kudo që janë, ndërsa juve Zoti ju ruajt  e ju shpërbleftë”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit