14.3 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Nait Hasani nga Durrësi: Gjendje e rëndë psikologjike, ndihmat të pezullohen përkohësisht

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, ka përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet në Shqipëri, që nga goditja e fuqishme e tërmetit mëngjesin e së martës.

Hasani në një intervistë për Klan Kosova tha se gjendja në zonat e prekura nga tërmeti po vazhdon te jetë e rëndë.

“Ka pasur panik dhe është një gjendje e rëndë. Mirëpo ka pasur një vullnet të madh për t’ju dalë në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti”.

“Ende po vazhdojnë tërmetet, ka vazhdimisht dridhje që ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve dhe njerëzit janë larguar nga shtëpitë e tyre.  Është gjendje e rëndë psikologjike”.

Hasani gjithashtu theksoi se ndihmat që po e vërshojnë Shqipërinë duhet të pezullohen përkohësisht.

“Të gjitha ndihmat duhet të pezullohen përkohësisht. Të gjithë do të jenë të njoftuar për nevojat që do të paraqiten në vijim”.

“Të gjitha rezervat shtetërore janë të mbushura, andaj kërkohet që të gjitha ndihmat të pezullohen përkohësisht në mënyrë që të ketë një menaxhim më të mirë”.

Ai tha se tani ka nevojë të gjendet strehim për të prekurit nga tërmeti dhe se në vijim do të vazhdojnë operacionet për vlerësimin e objekteve të banimit dhe shembjen e atyre të dëmtuara.

Më Shumë

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Lajmet e Fundit