1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Lopa ka vdekë e nona ka cofë !

Prof. dr. Sabahajdin Cena

 

RRËFIME NGA
“LUGU I GJERAQINËS”

LOPA KA VDEKË E NONA
KA COFË

Dan Meta i Vajmedetit për çdo mbrëmje,
ndërsa pinte çaj e bënte muhabet me
burrat e shtëpisë, u premtonte se në të
hyrë të dimrit, do t’ua prejë lopën për pas-
tërmë. Por gruaja i thoshte: -Me kysmet,
o Dan!, inshallah e prekim dimrin të
gjithë shëndosh e rahat!
Por, Dana nuk priste që ta përfundojë
nijetin dhe shtonte:
-Kysmet, pa kysmet na e prejmë lopën.
-More ti njeri, prit shëndosh e rahat
inshallah jemi!
– More, kysmet, pa kysmet, ne e prejmë.
Kur ra bora e parë, thirri kasapin e çka
me pa, lopa kishte ngordhur. Shkon kah
dhoma ku bënte gjumin nëna, edhe aty
çka me pa, nëna i kishte vdekur.
U hallakat Dani e i thotë kasapit:
– Bonma hallall se nuk kemi çka të prejmë.
LOPA KA VDEKË E NONA KA COFË.
E dëgjoi gruaja e i thotë:
– E more Dan, unë të thosha, kysmet
deri në dimër, shëndosh e rahat, e ti
thoshe “kysmet pa kysmet” e që pra,
nuk bëhet pa i ardhur kysmeti. Nuk
e pritën dimrin as nëna e as lopa!

Më Shumë

Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesve, obligim

Për herë të parë Kosova do ta ketë Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare. Këtë institucion të sapokrijuar do ta udhëheqë...

Brenda 24 orëve 55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë rezultuar me të...

Lajmet e Fundit