Shakohoxha zbulon futbollistin nga Prizreni që ka luajtur me pasaportë false te Shqipëria

Arian Beqaj, futbollisit me prejardhje nga Prizreni në të kaluarën kishte përfaqësuar Shqipërinë duke luajtur me pasaportë false

Këtë e ka zbuluar komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha gjatë komentimit të ndeshjeve të Yjeve të Shqipërisë dhe Yjeve të Italisë, shkruan Reporteri.net

“Arian Beqaj vjen nga Prizreni dhe në fillimet e tij me Shqipërinë, kishte pasaportë të ish-Jugosllavisë. Ai në fillim për Kombëtaren ka luajtur me pasaportë false,” ka thënë Shako gjatë komentimit të ndeshjes.

Beqaj kishte shkuar nga Kosova për në Shqipëri si student, derisa në fillim kishte luajtur për Partizanin e Tiranës, ku më pas ka vazhduar karrierën në Greqi dhe Qipro. /Reporteri.net/

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit