Albin Kurti reagon pas vrasjes së policit në Prizren

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së policit në Prizren.

Një efektiv i Policisë së Kosovës u vra pas një shpërthimi gjatë një aksioni antidrogë.

“Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit”, ka thënë Kurti.

“Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt”

Tutje ai ka shtuar se luftimi i krimit varet nga trimëria dhe sakrifica e policëve, por për këtë ai thotë se duhet të vijë një qeveri e re.

“Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin”

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit