13.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Komuna e Prizrenit dhe ‘Caritas-i zviceran’ mbajnë takim informues me fermerët

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën “Caritas-i zviceran” do të organizojë takim informues me fermerët prizrenas lidhur me grantet që do të shpërndahen fermerëve për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Komunën e Prizrenit.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Takimi informues do të mbahet nesër (e mërkurë) në orën 11:00, në sallën e objektit të administratës komunale (te ish-Bankosi).

“Projekti i mbështetjes së fermerëve nëpërmjet granteve ka për qëllim përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit të të hyrave dhe prodhimin bujqësor në komunën e Prizrenit. Duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe pas analizave të hollësishme ‘Caritasi zviceran’ ka zhvilluar modelin e granteve që do të jepen fermerëve për kultivimin e frutave manore dhe bimëve mjekësore aromatike”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Sipas kësaj komune, qëllimet kryesore të projektit janë: promovimi dhe prodhimi i frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA), certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë organike për kultivuesit e BMA-ve, certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë integruese për kultivuesit e frutave manore (dredhëza, mjedra, boronica), edukimi, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve për prodhimtarinë bujqësore, dhe themelimi i zinxhirit të vlerave për kultivuesit.

“Ky model është një mundësi unike për fermerët për të zhvilluar dhe kultivuar produktet bujqësore në Kosovë dhe ka një qasje të orientuar nga tregu që vjen si rrjedhojë e kërkesave të tregut dhe të trendeve globale”, ka njoftuar kjo komunë.

Më Shumë

Liria përballet me Mitrovicën sot në “Përparim Thaqi”

Pas një pushimi dyjavor, FC Liria rikthehet në fushën e blertë këtë fundjavë për një ndeshje të rëndësishme kundër KF Mitrovica. Sfida zhvillohet në stadiumin...

Kurti për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, mbrëmjen e sotme qëndroi për vizitë në Komunën e Suharekës, me rastin...

Lajmet e Fundit