Bislimi merr vendim për masa mbrojtëse për përfituesit e skemave pensionale

Me qëllim të jetësimit të mëtutjeshëm të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për lehtësimin e gjendjes së krijuar nga pandemia Corona Virusi Covid-19, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi sot ka marrë vendim për masat e përkohshme për mbrojtjen e përfituesve të skemave pensionale.

Këto masa janë vendosur duke marrë parasysh moshën dhe ndjeshmërinë e kësaj kategorie, dhe në asnjë mënyrë nuk cenojnë të drejtat e kësaj kategorie por janë favorizuese në këtë situatë. Masat e ndërmarra janë si në vijim:

Pensionistët për një afat të pacaktuar nuk janë të obliguar të lajmërohen nëpër qendrat përkatëse për vazhdimin e pensionit.

Aplikantët për përfitim nga skemat sociale nuk janë të obliguar të paraqiten për aplikim për një afat të pacaktuar, për riaplikim apo për seancat mjekësore, meqë të? tillat janë pezulluar.

Zbatimi i këtyre masave nuk do të dëmtojë përfituesit e skemave pensionale. Askujt nuk do t’i ndalet pensioni për shkak të moslajmërimit. Po ashtu, secili përfitues potencial do të përfitojë retroaktivisht nga skema, bazuar në datën e përfitimit të drejtës apo në datën kur kërkesa do të mund të dorëzohej në kushtet normale.

Këto masa janë të natyrës së përkohshme. Për ndryshimet eventuale përfituesit e skemave do të njoftohen me kohë.

Ministria e Financave dhe Transfereve apelon tek të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar, sipas instruksioneve të institucioneve shëndetësore, pa shkaktuar panik për gjendjen e krijuar.

Më Shumë

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit. Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit