7.5 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Vdes bashkëshortja e këngëtarit të njohur kosovar

Shemi këngëtari i grupit ‘Ilirët’ dje humbi gruan e tij.

Shemsi Krasniqi i njohur për publikun si Shemi, përmes një postimi të bërë në Facebook në mbrëmjen e djeshme njoftoi se ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, shkruan lajmi.net.

Shpresa po vuante tash e një kohë nga një sëmundje e rëndë dhe pas vete ka lënë dy fëmijë.

Ky është postimi i plotë:

“Të dashur familjar dhe miq

Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë ndërroj jetë më e dashura e jonë Shpresa, bashkëshortja ime, nëna e dy djemëve të mi.

E di, unë e di që Ju tani do të kishit dëshirë të jeni afër meje tani në këto momente tepër të vështira për mua dhe familjen time.

Me respektin më të madh për Juve, e kam zgjedhë këtë formë për të qenë Ju me mua. Tani në këto momente kur krejt bota po përballet me virusin corona, unë dhe familja ime dëshirojmë më të mirën për Ju. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shëndetin e as njerit nga Ju e as nga familje ime.

Përmes faqes së Facebook mund të na shprehni ngushëllime.

Ju lutem duajeni njeri tjetrin, kujdesuni për njeri tjetrin.

Shëndet!

Shemi, Bonisi, Uliksi dhe familja Krasniqi”.

Më Shumë

Fillojnë punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në Polluzhë

Kanë nisur punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në fshatin Polluzhë të Rahovecit  i cili do të jetë i pajisur me standarde bashkëkohore. Sipas...

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Lajmet e Fundit