17.6 C
Prizren
E enjte, 31 Korrik, 2025

Muja kërkon nga intelektualët që ta votojnë PDK-në

IMG_0615Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja,ka mbajtur një takim me  intelektualët e këtij qyteti. Ai tha se për dy mandate  në Prizren janë arritur shumë suksese,siç është hapja e Universitetit të Prizrenit.“Këtë vit ka nisë të diplomojë edhe gjenerata e parë në këtë Universitet, prandaj  kjo e arritur është sukses për të gjithë qytetarët”

Ai tha se Komuna do të vazhdojë ta përkrah edhe në të ardhmen këtë tempull të diturisë, sepse është e ardhmja jonë. Muja premtoi  se gjatë mandatit të ardhshëm do të investohet në digjitalizimin e sistemin arsimor dhe sistemin mjekësor.

“Do të angazhohemi që nxënësit e Komunës sonë të kenë mundësi ta ngrisin suksesin e tyre mësimor përmes krijimit të kushteve, sepse do të vazhdojmë t’i pajisim shkollat me kabinete të informatikës dhe me kabinete për shkencat natyrore, ndërsa përkujdesi shëndetësor do të jetë edhe më i madh në të ardhmen, duke i afruar shërbim më cilësor shëndetësor të gjithë pacientëve”. Ai  kërkoi  nga intelektualët, që më 3 nëntor të votojnë për PDK-në dhe për Prizrenin Europian.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së në Prizren.”Një numër kaq i madh i intelektualëve në përkrahje të PDK-së na bën të besojmë se fitoren e kemi të sigurt, sepse garanci për këtë jeni ju, profesorët universitarë, mjekët dhe mësimdhënësit”

Ai tha se gjatë katër viteve të ardhshme me ndihmën e Qeverisë së Kosovës Prizreni, do të shndërrohet nga kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve kryeqytet real i shqiptarëve. “ Në Prizren do të mbahen takime të rëndësishme të dy qeverive si dhe do të vendosen disa nga ministritë e Kosovës”. Hoxhaj, ka kërkuar nga intelektualët që ta ushtrojnë ndikimin e tyre edhe tek të tjerët dhe ta bindin opinionin se ‘PDK-ja është partia që duhet të votohet, sepse është e vetmja parti që ka vizion dhe qëllim ta bëj Prizrenin Europian”/PrizrenPress.com /

Më Shumë

Amerikani Kentrell Pullian zyrtarizohet te Grapelandi i Rahovecit

Skuadra e Grapelandit nga Rahoveci ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Kentrell Pullian, i cili luan në pozitën shooting guard (pozita 2), raporton PrizrenPress. Pullian...

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë ndaj bashkëshortes dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim dhune fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik rreth...

Jeta me harrimin

Lajmet e Fundit