5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Moratti: Interi ka të drejt të ëndërrojë për Messin, mund ta transferojë

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se Interi ka të drejtë të ëndërrojë për ta sjellë yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, në Giuseppe Meazza. Ish-shefi i zikaltërve beson se blerja e Messit është e mundshme.

Moratti, i cili dikur ia solli Interit fenomenin Ronaldo nga Barcelona, beson se zikaltrit mund të ëndërrojnë shumë dhe ka parashikuar se gjëra të çuditshme do të ndodhin më 2020, transmeton Gazeta Express.

“Nuk mendoj se (blerja e Messit) është ëndërr e ndaluar. Mbase nuk ka qenë as para kësaj fatkeqësie. Messi është në fund të kontratës dhe sigurisht që do të tentohet për ta blerë”, tha Moratti për Radio Rai.

“Nuk e di nëse kjo gjendje do të ndryshojë ndonjë gjë, por mendoj se do të shohim gjëra të çuditshme në fund të këtij viti”, shtoi ai.

Për sulmuesin e Interit Lautaro Martinez është përfolur se mund t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, dhe Moratti sugjeron se ai mund të përdorët në një marrëveshje shkëmbimi për Lionel Messin.

“Ai është djalosh i mirë, i cili kujdeset për karrierën e vet. Por, siç thashë më herët, duhet ta shohim nëse ai është pjesë e një operacioni për lojtarë më të mëdhenj, si Messi”, theksoi Moratti.

Më Shumë

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Lajmet e Fundit