LDK-ja evidenton parregullësi në Prizren dhe Malishevë

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës po e ndjek me kujdes të madh procesin zgjedhor në mbarë vendin që nga minuta e hapjes së vendvotimeve.

LDK-ja thekson se procesi deri më tani në përgjithësi ka qenë i rregullt. Ndërsa, janë evidentuar edhe parregullësi në Prizren e Malishevë, të cilat po i theksojmë më poshtë.

Në Prizren: Në Shkollën Teknike, Qendra e Votimit nr. 2042a, është evidentuar një tentativë për ta nxjerrë jashtë një fletëvotim, nga ana personit të quajtur Gëzim Rrozniqi.

– Ora 09:45H, në Qendrën e Votimit në Atmaxhë, 2039a, truproja e Ramadan Mujës, kandidat i PDK-së, i cili është nga i njëjti fshat nuk po largohet nga aty dhe po u bën presion qytetarëve.

– Ora 09:52H, në fshatin Skorobisht, Qenda e Votimit 2038a, mungojnë 68 fletëvotime. Votues të regjistruar janë 1168, fletëvotime të dorëzuara 1100.

– Ora 10:01H, në Qendrën e Votimit 2003a, Ortakoll, Njiazi Kryeziu, kandidat i PDK-së dhe Sekretar i Degës së PDK-së, kryesues i KK Prizren, është brenda qendrës së votimit duke bërë presion.

– Ora 10:00H, në Shkollën fillore “Lekë Dukagjini”, vendvotimi 2007a, kemi siguruar një video, në të shihet një qytetar duke i dhënë një zarf një qytetari tjetër, dyshohet për shpërndarje të të hollave. Shih videon bashkëngjitur!

Ndërsa në Malishevë: Ora 8:39H, Avni Thaçi, i caktuar nga PDK-ja në fshatin Mirushë, është bërë Menaxher i Qendtrës së Votimit, edhe pse ndodhet nën hetime për munipulime (vjedhje të votave në zgjedhjet e kaluara) në zgjedhjet e kaluara.

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit