15.3 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Haskuka: Banorët që ndodhen jashtë Prizrenit mund të kthehen sot deri në orën 17:00

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që Komuna e Prizrenit të shpallet zonë karantinë.

Ky vendim u mor dje (12 prill, 2020), pas regjistrimit të 16 raste të reja me COVID-19 në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se banorët të cilët ndodhen jashtë Prizrenit, kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (13 prill), deri në ora 17.00, transmeton PrizrenPress.

“Nëse ka qytetarë me vendbanim në Prizren dhe duan të kthehen në Prizren si dhe nëse ka që janë me vendbanim në një komunë tjetër dhe duan të dalin nga Prizreni, mund të bëjnë këtë sot deri në ora 17:00”, ka shkruar Haskuka, në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Haskukës:

Të dashur qytetarë,

Mbrëmë vonë me njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për 16 raste të reja me COVID-19 në Prizren dhe me rekomandim të këshillit, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që Komuna e Prizrenit të shpallet zonë karantinë.

Po ashtu në vendim fshati Skorobisht është shpallur vatër e përhapjes së infeksionit.

Vendimi për karantinë të fshatit Korishë mbetet në fuqi.

Policia e Kosovës nga mbrëmë është në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe nuk do të lejohen lëvizjet pa autorizime brenda dhe jashtë komunës, sikurse edhe brenda dhe jashtë fshatit Skorobisht dhe Korishë.

Nëse ka qytetarë me vendbanim në Prizren dhe duan të kthehen në Prizren si dhe nëse ka që janë me vendbanim në një komunë tjetër dhe duan të dalin nga Prizreni, mund të bëjnë këtë sot deri në ora 17:00.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati komunal do të implementojnë vendimet lidhur me masat dhe nuk do të lejohen lëvizjet në grupe dhe grumbullime.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju falënderoj për mirëkuptimin!
Mbetshi me shëndet!

Mytaher Haskuka

Më Shumë

Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët. Në njoftimin e lëshuar për...

Ngjarja tragjike në Prizren: Dyshohet se babai e vrau vajzën e tij me thikë

Një vajzë e moshës 15 vjeçare dyshohet se është vrarë nga babai i saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda një familje në Prizren. I dyshuari e...

Lajmet e Fundit