28 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Sot janë bërë 28 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu.
Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.

Bashkëveprimtari Avdi Ibrahimi, tregon se figura e Alushit, i ka frymëzuar të gjithë bashkëveprimtarët dhe luftëtarët e UCK-së.

“Figura e Alushit na ka frymëzuar tërë jetën, duke na treguar se si luftohet, veprohet e vdiset për çlirimin e bashkimin e Atdheut Shqiptar”, shkruan Ibrahimi, në rrjetin social, ‘Facebook’.

Përvjetori i 28-të i rënies së dëshmorit, Alush Kryeziut, për herë të parë nuk i ka bashkuar fizikisht bashkëveprimtarët, për shkak rrethanave që po përballet vendi me pandemi.

“Është hera e parë pas 27 vitesh që ky përvjetor nuk do na gjejë së bashku, neve shokëve e shoqeve të idealeve atdhetare që të nderojmë me tufa lulesh mbi varrin e dëshmorit të atdheut, ngase një armik vrasës i padukshëm, i quajtur COVID 19, na ka izoluar mbarë njerëzimin”, thotë Ibrahimi.

“ Megjithatë, s’ka vend për harresë. Heroizmi i Alushit është burim frymzimi për ne që na bënë të jemi krenar me ju heronj dhe heroina të kombit shqiptar. Kjo rrugë organizative e qëndresës aktive pa dyshim se ishte e vështirë dhe duheshin sakrifica të mëdha, porse nuk kishte se si bëhej ndryshe”.

“Liria pa gjak nuk fitohej thoshte Alushi”.

Alush Kryeziu, në vitin 1992, ra heroikisht në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit