15.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

“Zona Park”: COVID-19 parandalohet duke dezinfektuar hapësirat publike

Parandalimi primar për COVID-19 sigurisht se bëhet përmes dezinfektimit të hapësirave të brendshme dhe të jashtme aty ku Ne jetojmë. Secila pjesë e dezinfektuar luan rolin e saj të madh në parandalimin e këtij virusi, ndërsa nënvlerësimi i procesit të dezinfektimit lë një shtegë që mundëson përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Pastrimi i duarve dhe dezinfektimi i tyre po ashtu luan rol të veçantë në parandalimin e këtij virusi që ka kapluar gjithë botën. Prandaj, ka shumë rëndësi rritja e përkujdesjes për pastrimin dhe dezinfektimin e duarve. Nuk mjafton vetëm pastrimi, kështu që ju duhet të mendoni edhe për një dezinfektues të mirë e kualitativ, i cili do të jetë një garracë për parandalimin e përhapjes të koronavirusit.

COVID-19 tashmë është përhapur në tërë vendin tonë, duke shënuar një rritje të numrit të të infektuarve në njërën anë, e po ashtu duke shënuar edhe disa viktima, në anën tjetër. Përhapja e shpejt dhe e madhe e këtij virusi në Komunën e Malishevës, kishte shtyrë një kompani private të licencuar për të kryer shërbimet e dezinfektimit, deratizimit e dezinsektimit që në mënyrë vullnetare të kontribuojë për dezinfektimin e hapësirave të brendshme e të jashtme atje në vatrat e rrezikshme.

Në këtë aktivitet vullnetar, kjo kompani private ka bërë dezinfektimin e objektit të Komunës së Malishevës, objektin e QKMF-së, objektin e Policisë së Kosovës në këtë komunë, objektin e zjarrfikësve, dhe jo vetëm. Kjo kompani ka bërë edhe dezinfektimin e hapësirave private në familjet e ata kuara nga COVID-19.

I tërë kontributi i kësaj kompanie ka bërë që përhapja e virusit vdekjeprurës të ngadalësohet dhe të zvogëlohet atje. Pra, dezinfektimi vullnetar kishte pasur sukses në këtë komunë.

Puna vullnetare në dezinfektimin e këtyre hapësirave është kryer nga kompania e dëshmuar për kualitet të lartë të shërbimeve, “Zona Park” me seli në Prizren. Kjo kompani kishte ndarë një fond i cilësuar humanitar, duke dëshmuar se humaniteti në raste sikur kjo që po kalon Kosova dhe tërë bota, vjen në shprehje pa asnjë mëdyshje.

Prandaj, si kompani i sugjeron të gjitha institucionet publike e private, bizneset e ndryshme, dhe familjet që të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre të brendshme e të jashtme, me qëllim që të parandalojnë përhapjen e COVID-19. Është e mundur, andaj jetoni shëndetshëm. Këtë u’a mundëson “Zona Park”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit