8.1 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Urimi i Haskukës për Ditën e punëtorëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytahr Haskuka ka uruar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve.

Në një postimin në rrjetin social Facebook, Haskuka, thotë se “pandemia COVID-19 më së shumti ka goditur sektorin e turizmit dhe sipas statistikave botërore, një pjesë e madhe e punëtorëve kanë mbetur pa punë ose rrezikohen të humbin vendin e punës”.

Sipas tij, situata e njëjtë është edhe në Prizren dhe Kosovë.

Postimi i plotë i Haskukës:

Urime 1 maji dita e punëtorve!

Sivjet në kohë pandemie edhe në këtë ditë duhet të qëndrojmë ndaras.

Në botë 432 milionë njerëz punojnë në sektorin e turizmit dhe në ato që mbështesin turizmin (2017). Pra, turizmi punëson 10% të punëtorëve në botë.

Fatkeqësit, pandemia COVID-19 më së shumti ka goditur sektorin e turizmit dhe sipas statistikave botërore, një pjesë e madhe e punëtorëve kanë mbetur pa punë ose rrezikohen të humbin vendin e punës.

Situata e njëjtë është edhe në Prizren dhe Kosovë, prandaj sot në këtë ditë do të takoj një sektor të veçantë të hotelierëve për të bashkëbiseduar se si mund të përballojmë këtë situatë.

Mytaher Haskuka
Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Ndërron jetë nëna e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare nëna e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj përmes një...

Muzeu i Hidroelektranës në Prizren bëhet funksional, hap dyert për publikun

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se Muzeu i Hidroelektranës në Prizren tashmë është funksional dhe i hapur për vizitorët, pas përfundimit të...

Lajmet e Fundit