Spitali i Prizrenit shpall punëtorët e dalluar për trajtimin e rasteve pozitive me COVID-19

Pas paraqitjes së rastit të parë pozitiv me COVID-19, u shtrua nevoja për trajtimin e rasteve pozitive edhe në spitalin e përgjithshëm” Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren. U zhvillua edhe një takim i përbashkët i drejtorit ekzekutiv, Prof.Ass. Dr. Afrim Avdaj, dhe drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Mr.sci.dr.Basri Sejdiu, dhe me rekomandim të IKSHP-së u arrit dakordimi që rastet pozitive me COVID-19 të pacientëve të Hemodilalizës të trajtohen në repartin e Hemodializës në spitalin e përgjithshëm” Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren, në ankensin e veçantë, me orar të veçant dhe me hyrje të veçantë për pacientë dhe hyrje të veçantë për personel.

Personeli u shprehën të gatshëm në ofrorimin e shërbimeve për pacientët pozitiv me COVID-19, ndërsa 7 prej u deklaruan vullnetarisht dhe pa asnjë hezitim të merren me trajtimin e rasteve pozitive me COVID-19.

Këshilli Drejtues u shpreh mirënjohje të gjithë punonjësve të spitalit për punën, angazhimin dhe gatishmërinë e ofrimit të shërbimeve në këtë situatë të pandemisë, ndërsa në mënyrë të veçantë falënderon, u shpreh mirënjohje dhe vlerësim të lartë për vullnteraizmin e trajtimit të rasteve positive, sepse ata vunë në rrezik edhe shëndetin dhe jetën e tyre dhe të familes, vetëm e vetëm për të mbrojtur jetën e pacentëve.

Andaj, duke vlerësuar lartë këtë vullnetarizëm dhe sakrificën, Këshilli Drejtues me motivacionin: “Angazhim vullnetar në trajtimin e rasteve pozitiv me COVID-19” shpall Punëtorë të dalluar për muajin prill 2020: Dr. Genc Elshani, mjek specialist nefrolog, Dr. Myjesere Abrashi, mjeke specialist nefrologe, Anita Salla, kryeinfermiere e repartit Infektivë, Fitore Fetahu, infermiere në Hemodializë, Luljeta Caka, infermiere në Hemodializë, Berat Morina, infermier në hemodializë dhe Edonis Cena, infermier.

Punëtorët e dalluar sot në vendin e punës janë vizituar nga : Prof.Ass. Dr. Afrim Avdaj, drejtor ekzekutiv, Dr. Ali Hoti, drejtor mjekësor, ud, Dr, Bali Gashi, kryesues i Këshillit Profesional dhe Msc. Bajram Vezaj, drejtor i infermierisë.

Këshilli Drejtues falënderon edhe MSH-në, IKSHP-në, SHSKUK-në dhe instancat tjera për bashkëpunim dhe ofrimin e dhënë në menaxhimin e situatës me COVID-19.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit