Teatri Kombëtar i Kosovës anulon shfaqjen në nderim të shembjes së Teatrit në Shqipëri

Sot në orët e hershme të mëngjesit është shembur ndërtesa e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke ngjallur edhe më shumë debat mes komunitetit të artistëve të cilët kanë shprehur dhimbje të mëdha për këtë gjë që konsiderohet si një humbje e madhe e kulturës shqiptare, shkruan KultPlus.

Për të nderuar shembjen e Teatrit, që nga komuniteti i artistëve konsiderohet një tragjedi, Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar shfaqjen që ka qenë e planifikuar të shfaq sonte.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar në Facebook.

Bashkangjitur gjeni postimin e plotë.

‘Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj.Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë.’ / KultPlus.com

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit