Meçi mes Furyt dhe Wilderit mund të zhvillohet në Australi

Trilogjia e meçeve mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit mund të kompletohet në Australi, një ditë pas Krishtlindjeve, transmeton “Zeri.info”.

Stadiumi “Bankwest” i Sidneyt është propozuar për zhvillimin e meçit të tretë në mes të britanikut dhe amerikanit.

Meçi fillimisht ishte paraparë të zhvillohej gjatë verës, por situata ndryshoi për shkak të koronavirusit, derisa tash janë duke u eksploruar mundësi të ndryshme.

Meçi mund të zhvillohet në “Boxing Day”, festën britanike një ditë pas Krishtlindjeve, derisa kërkohet që të tërhiqet një audiencë më e madhe televizive.

Promotori Bob Arum së fundmi ka thënë se meçi mund të zhvillohet në Australi, një vend i cili nuk është goditur shumë nga pandemia COVID-19. /Zëri

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit