6.2 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

VV-ja thërret Hotin në interpelancë për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë ndaj kryeministrit Avdullah Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë. Në një njoftim për media, VV-ja ka kërkuar rivendosjen sa më parë të kësaj mase.

“Reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve. Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çdo formë tjetër ndërveprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetë ndryshe përpos se reciproke. Barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sipas VV-së, “heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës”.

Qeveria e re e Kosovës hoqi masën e reciprocitetit të shtunën e 6 qershorit duke shfuqizuar masat e vëna nga Qeveria Kurti.

Më Shumë

“Sezoni më i mirë në karrierë”, Neki Emra thotë se dasmat janë ‘lloj menaxhimi’

Këngëtari Neki Emra ka sjell një rrëfim interesant, duke dhënë detaje nga jeta e tij personale, vdekjen e babait, sfidat për t’u bërë prindër,...

Suada Hallaqi jep dorëheqje nga AAK-ja pas koalicionit me VV-në në Prizren

Suada Hallaqi ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, pas koalicionit që kjo e fundit bëri në Lëvizjen Vetëvendosje. Hallaqi,...

Lajmet e Fundit