9.6 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Pse u quajt rezidenca e presidentëve ‘Shtëpia e Bardhë’?

Çdo kush ka kuriozitetin të dijë se përse rezidenca e Presidentëve të Amerikës quhet Shtëpia e Bardhë.

Ajo lidhet me zjarrin që i vunë britanikët dhe më pas për të zhdukur gjurmët dhe shenjat e zjarrit u lye me gëlqere. Studiuesja e njohur Albana Lifschin ka publikuar historikun e Shtëpisë së Bardhë.

Albana Lifschin

Vendin ku do të ndërtohej shtëpia e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e zgjodhi vetë presidenti Xhorxh Uashington në vitin 1791.

Ndërtimi i shtëpisë së Presidentit filloi një vit më vonë por vetë në nëntor të vitit 1800 shtëpia priti banorët e pare të saj. Madje edhe atëherë shtëpia nuk ishte veshur ende me mobilje.

Abigel Adamsi, gruaja e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, Xhon Adamsit, shkruante kështu për shtëpinë e re: “Kjo shtëpi është bërë tashmë e banueshme, por ende s’ka as edhe një mobilje të vetme brënda. Dhomën më të madhe të saj, unë e përdor për të nderur rrobat.”

Gjatë luftës së vitit 1812 me Anglinë, siç thamë, anglezët hynë deri në kryeqytetin e vëndit, në Washington DC, i cili ishte i pambrojtur.

Presidenti atë kohë nuk ndodhej aty. Para se të linte Shtëpinë e Presidentit, siç quhej atë kohë, Dolli Medison, gruaja e presidentit Xhejms Medison, arriti të shpëtonte nga djegia një pikture të madhe të Xhorxh Uashingtonit, vepër e piktorit të famshëm Gilbert Stuart dhe objekte të tjera të rëndësishme. Ushtarët anglezë I vunë zjarrin Shtëpisësë Presidentit.

Shtëpia e Presidentit u rindërtua më vonë duke ruajtur po atë pamje e arkitekturë. Sidoqoftë pas rindërtimit të saj të gjitha muret u lyen me ngjyrë të bardhë për të fshirë gjurmët e zjarrit. Që nga ajo kohë, amerikanët u mësuan ta thërrisnin shtëpinë e presidentit “Shtëpia e Bardhë.”

Më Shumë

Totaj për koalicionet e Vetëvendosjes në Prizren: “Të panatyrshme”

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka reaguar pas finalizimit të koalicioneve zgjedhore në prag...

Roja lidhet për një pemë, 3 persona të armatosur futen në një kompani private në Rahovec

Një punëtor në një kompani private në Rahovec është lidhur për një peme në oborr, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të...

Lajmet e Fundit