MIK Festival/ Korça, nuk bën dot… pa pak muzikë!

Tashmë MIK Festival, është shndërruar në një traditë kulturore për qytetin e Korçës. MIK Festival, me muzikë internacionale në Korçë, frymëzuar nga Inva Mula, afrohet te publiku si mik i artit, shpirtit lirik, me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar artin dhe kulturën, mes figurave të spikatura të skenës lirike kombëtare nga data 24-26 korrik, në Korçë.

Bashkia Korçë bën të ditur se, ky eveniment vjen në edicionin e tretë në përputhje me të gjitha kushtet dhe masat e nevojshme për mbrojtjen ndaj COVID-19. Edicioni i këtij viti do t’i japë përparësi artistëve shqiptar dhe qëllimi në tërësi është promovimi i vlera kulturore, etnografike, si edhe ndërthurja e muzikës shqiptare me elementët e përmendur.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe është pjesë e kalendarit kulturor 2020. Festivali “MIK”, bën së bashku artistët lirikë të rinj e të afirmuar të skenës, për t’i dhuruar publikut një emocion të rralla, për mbrëmjeve të poezisë dhe serenatave, në Pazarin e Vjetër, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim përfshirjen e tij në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit.

Më Shumë

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit