Ribery fton Gotze-n dhe Mandzukic-in te Fiorentina

Sulmuesi Franck Ribery, ka kërkuar nga Mario Gotze dhe Mario Mandzukic t’i bashkohen Fiorentinës.

Sipas Bild, ish ylli i Bayern-it është duke negociuar jo zyrtarisht me ish bashkëlojtarët, transmeton portali arbresh.info.

Të dy lojtarët janë të lirë, ngase Mandzukic ndërpreu kontratën me Al-Duhail, kurse Dortmund e ka lejuar Gotze-n të largohet.

Me dallim nga Ribery, të dy sulmuesit janë ende të ri dhe mund t’i nevojitën Fiorentinës.

 

Mandzukic e njeh mjaftë mirë Seria A, ngase ka kaluar pesë vite te Juventus-i.

Kurse, Gotze është gjithashtu i kërkuar edhe nga Atletico Madrid, por e njeh Ribery-n, me të cilin bashkëpunoi tre vite nga 2013 në 2016 te Bayern Munich.

Mbetet të shihet nëse dy lojtarët do e pranojnë këtë ofertë dhe do kalojnë te klubi italian.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Lajmet e Fundit