Vetëvendosje në Prizren uron festën e Kurban Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren të gjithë besimtarëve muslimanë ua ka uruar festën e Kurban Bajramit.

“Në këtë ditë feste të Kurban Bajramit lartësohen vlerat si sakrifica e solidariteti në mes njerëzve. Këto vlera janë udhërrëfyese edhe sot, e sidomos këtyre ditëve kur njerëzimi po përballet me vështirësi të shumta, por edhe nevoja për mbështetje në njëri-tjetrin është që po aq e madhe”, thuhet në urim, transmeton PrizrenPress.

“Kësaj here Kurban Bajrami po shënohet në rrethana e kushte aspak të zakonta. Nga falja e deri tek vizitat e zakonshme tek familjarët e të afërmit që detyrohemi t’i kufizojmë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit”.

“Me dashurinë për të afërmit e me përkujdesjen për ata që ndodhen në vështirësi, si popull do të tejkalojmë edhe këto vështirësi. Duke qenë bashkë në rrugëtimin për drejtësi, barazi e mirëqenie, me gjithë gjendjen e rëndë e sakrificat që lypsen, shoqëria do ta ketë me të lehtë përballjen me vështirësitë e sotme, sado të shumta që janë”.

“Besimtarëve myslimanë e familjeve të tyre u urojmë një festë sa më të mbarë. Me fat Bajramin!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit