7.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Vetëvendosje sot nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk ka qytetar në Kosovë që nuk është i vetëdijshëm se kjo qeverisje është ilegale dhe ilegjitime.

“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe jo ligjore… Kosovës i duhet një Qeveri që dëshmon se mund të qeveriset me duar të pastra”, tha ajo.

Ndërkaq, Rexhep Selimi po nga kjo parti bëri të ditur se Grupi parlamentar i VV-së sot do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mobesimit ndaj Qeverisë Hoti.

“…Nga sot Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”, tha Selimi, duke u bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare, deputetëve të përkrahin këtë mocion.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Lajmet e Fundit