Malisheva, ish-vatra e Covid-19, e gatshme të fillojë mësimin në shkolla

Ministria e Arsimit do të hartojë protokollin me udhëzime për drejtoritë e arsimit.

Do të mbahet distanca fizike.

Katërqind e pesëdhjetë e dy nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” kanë hapësirë të mjaftueshme që mësimin ta mbajnë në ambientet e shkollës.

Numri i nxënësve mundëson respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Situatë e ngjashme është edhe në rreth katërdhjetë shkollat e kësaj komune.

Prandaj  drejtori i drejtorisë së arsimit në komunën e Malishevës, Blerim Thaçi ka propozuar që mësimi të fillojë nëpër objekte shkollore.

Mirëpo për realizimin e këtij propozimi, Thaçi thotë se do të ketë një kosto buxhetore, prandaj presin përkrahje financiare.

Vendimi se si do të fillojë mësimi pritet të mirret nga komunat. Ndërkohë Ministria e Arsimit pritet tët hartojë protokoll i cili do të shërbejë si udhëzues për drejtoritë e arsimit se si do të veprohet në skenarët e paraparë.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit