Në Juventus nis ‘Epoka Pirlo’

Mëngjesin e të hënës ka filluar epoka e re e Juventusit me Andrea Pirlon në postin e kryetrajnerit të skuadrës.

Legjenda italiane ka arritur në fushën stërvitore në Continassa së bashku me asistentin e tij, Igor Tudor.

Në orën 8:00 të mëngjesit, trajneri i Zonjës së Vjetër kishte shkuar në qendrën mjekësore të lubit J Medical, me stafin e tij dhe kapitenin Giorgio Chiellini.

Mattia Perin, Aaron Ramsey, Dejan Kulusevski dhe Cristian Romero, shkuan me vonesë në stërvitje, pasi iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore.

Dhe nga sot (e hënë, 24 gusht), fillon ‘epoka Pirlo’ te Juventusi, duke qenë se ish-mesfushori e ka nisur zyrtarisht punën në krye të skuadrës.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit