Atletico e dëshiron me ngulm transferimin e Lacazettes

Atletico Madridi thuhet se është shumë afër të transferojë Alexandre Lacazetten nga Arsenali.

Sulmuesi francez nuk është i kënaqur me trajtimin që po i bën Mikel Arteta, andaj është i hapur të largohet.

Trajneri spanjoll është i gatshëm që të lejojë Lacazetten të largohet, në mënyrë që të krijojë sa më shumë fonde për transferimet e reja.

Sipas asaj që raporton Marca, Los Rojiblancos duan që sa më parë të mbyllin transferimin e francezit nga The Gunners.

Arsenali po kërkon 45 milionë euro nga shitja e lojtarit, mirëpo insistojnë edhe në shkëmbim lojtarësh.

Skuadra londineze po e kërkon Thomas Partyen dhe mund të lejojë Lacazetten të kalojë në anën tjetër.

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Lajmet e Fundit