Gjuan me armë në aheng, policia i konfiskon një armë dhe municionin në fshatin Gjonaj

Në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit, një person ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, raporton PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur të mërkurën mbrëma rreth orës 21:30.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një armë, gjashtëmbëdhjetë fishekë, dy karikatorë dhe dy gëzhoja.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Lajmet e Fundit