Deputeti i VV-së: Ka pakënaqësi brenda koalicionit qeveritar

Deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku, ka folur për mocionin e VV-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti.Sipas Çekut, edhe brenda koalicionit qeveritar ka pakënaqësi.

“Ka pakënaqësi në shoqëri për këtë qeveri, ka koncensus të gjërë që kjo qeveri duhet të shkojë”, ka thënë Çeku në Prime Time të Kanal10.

Sipas tij, menaxhimi me pandeminë është dëshmi e keq-qeverisjes.

“Shifrat me pandeminë janë tregues se kjo qeveri duhet të shkojë, sepse nuk kanë as plan se si të dilet nga kjo krizë”, ka deklaruar ai./Kanal10

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit