Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

KuvendiKosoves5-27Sot do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të miratohet raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2012.

Në vazhdimin e seancës së sotme do të formohet Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.

Po ashtu, pritet të emërohen anëtarët e Organit Përzgjedhës të Pavarur për zgjedhjen e kryesuesit, anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit, anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës, si dhe emërimi i dy anëtarëve të Bordit të RTK-së./Kosovapress/

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit