Prizren/ Shtënë me armë për t’i frikësuar grabitësit në market

Katër persona me maskë kanë hyrë me një market në Prizren për grabitje, raporton PrizrenPress.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:31 dhe është raportuar nga një dëshmitar.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka informuar se katër persona të panjohur të maskuar me një veturë kanë hyrë me forcë në një market, i njëjti për t’i frikësuar të dyshuarit ka shtënë në ajër”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se është konfiskuar pistoleta me shtatë fishekë (për të cilin kishte leje) dhe katër gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Lajmet e Fundit