Barcelona nuk heq dorë nga Martinezi

Agjenti i sulmuesit të Inter-it, Lautaro Martinez do takohet me zyrtarët e Barcelonës në ditët e ardhshme për të diskutuar kalimin të klubi katalunas.

Barcelona ishte e lidhur me argjentinasin në fillimin e afatit veror, pasi Lautaro shënoi 21 gola në të gjitha garat.

Sidoqoftë, klubi katalunas nuk e pagoi klauzolën e blerjes prej 111 milionë euro, e cila ka skaduar dhe gjiganti italian ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës.

Sipas Diario Sport, Barcelona do provojë edhe një herë për transferimin e Martinez-it dhe do ofrojnë rreth 80 milionë euro.

Nëse nuk arrihet marrëveshja, Barcelona do vihet pas sulmuesit të Lyon-it, Memphis Depay, kartoni i të cilit vlen 30 milionë euro.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit