Në Prizren një person plagoset me predhë

Një person ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një predhe, raporton PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës së të shtunës në Prizren.

Sipas Policisë, viktima derisa ishte duke punuar në shtëpinë e tij, në rrethana të panjohura është plagosur nga një predhë.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit