“Mos luaj me zjarrin”/ Pas Greqisë, Erdogan kapet me një tjetër shtet

Përplasjet në Mesdheun Lindor nuk janë fashitur ende, por Turqia duket e gatshme të hapë një tjetër front konflikti: ministria kombëtare turke paralajmëroi Armeninë “të mos luajë më zjarrin” pas vrasjes së një ushtari azer gjatë një sulmi ndërkufitar.

“Armenia, e cila pushtoi në mënyrë të paligjshme Nagorni-Karabakun, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit,” thuhet në një postim të saj në Twitter.

Po përmes të njëjti rrjet social, ministria e jashtme e Turqisë përolli mbështetjen e saj për këtë vend. Nagorni-karabaku është një territor i shumëdiskutuar, që në nivel ndërkombëtar njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që më së shumti qeveriset nga republika e Artsakh, një entitet i pavarur me shumicë etnike armene.

Në vitet 1990, konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për këtë territor u përshkallëzua deri në luftë të plotë. Turqia dhe Armenia nga ana tjetër nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike mes tyre dhe historikisht, e kanë parë njëra tjetrën me armiqwsi. Edhe pse nuk i mohon vuajtjet e tyre, Turqia ende edhe sot nuk e ka pranuar genocidin e 1.5 milionë armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore./Shqip

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit