Telekomi i Kosovës del me sqarim për mos funksionimin e internetit

Pasditën e së mërkurës përdorusit e shërbimeve të Telekomit të Kosovës nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë internetin 4G.

Kjo si pasojë e disa problemeve teknike me të cilat është ballafaqur Telekomi i Kosovës.

Në një sqarim për opinionin publik, Telekomi i Kosovës, ka sqaruar se ky problem është përtej tyre dhe se gjatë gjithë kohës ekipet teknike kanë punuar për ta evituar këtë problem.

“Telekomi i Kosovës, por edhe operatorë të tjerë në vend, janë ballafaquar pasditën e sotme me probleme teknike që kanë shkaktuar mungesë të internetit. Ky problem është përtej Telekomit të Kosovës dhe si i tillë është trajtuar më orë të tëra nga ekipet teknike”, thuhet në njoftimin e Telekomit të Kosovës.

Me tutje Telekomi i Kosovës në sqarimin e tyre thekson, ekipet teknike kanë gjetur një zgjidhje.

“Tashmë ekipet teknike kanë gjetur një zgjidhje për të rikthyer shërbimin e internetit dhe sistemi ka filluar të normalizohet. Ndërkohë voice, apo thirrjet me zë janë zhvilluar pa asnjë telash. Telekomi i Kosovës ju kërkon mirëkuptim të gjithë konsumatorëve për këtë problem të shkaktuar jashtë telekomit e që ka afektuar gjithë konsumatorët e VALA-s”, theksohet në njoftim.

Më Shumë

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Lajmet e Fundit