15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Franca, gjashtë javë shtetrrethim shkaku i COVID-19

Qeveria franceze po vendos një shtetrrethim në dy të tretat e vendit nga e premtja në mbrëmje për gjashtë javë, pas një rekordi prej 41 mijë e 622 infeksionesh të reja me koronavirus brenda një dite.

Totali i të infektuarve tani ka kaluar një milion.

Në Evropë, vetëm Spanja dhe Rusia e kanë arritur atë. Një javë më parë, ora e hyrjes në mbrëmje u prezantua në Paris dhe tetë qytete të tjera franceze.

Tani 38 zona të tjera do të kenë shtetrrethim nga ora 21:00 deri në 06:00, transmeton rtv21.tv.

Pjesa më e madhe e Evropës ka rritje të infeksioneve. Sllovakia do të vendosë një bllokim të pjesshëm për një javë nga e shtuna, duke lejuar vetëm udhëtime në punë, pazar për gjërat e domosdoshme dhe shkollë për fëmijët më të vegjël.

Bllokimet e reja kanë hyrë në fuqi në Republikën Çeke dhe Republikën e Irlandës. Ka gjithashtu norma të larta infektimi në Belgjikë, Spanjë dhe Itali, duke vënë nën presion të madh shumë spitale.

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Delegacioni i ZKA-së në Prizren, theksohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme,...

Delirium

Lajmet e Fundit