Hoti: Ushtria e Kosovës do të jetë moderne dhe profesionale, do të avancojë krahas vendeve të zhvilluara

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka premtuar se Qeveria do të ndihmojë në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Hoti ka thënë se tashmë kanë një plan se si do të ndihmojnë FSK-në, transmeton Telegrafi.

“Përveç detyrave të tyre të zakonshme, FSK gjatë këtyre muajve ka dhënë provimin e tyre para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, duke marrë pjesë në përpjekjet tona për parandalimin e COVID-19. Në ditën e FSK-së, në emër të Qeverisë shprehi mirënjohjen dhe falënderimet për të gjitha vendet e NATO-s të cilat kanë ndihmuar në rritjen e FSK-së. Falë ndihmës së tyre, FSK na bën krenar, është emblema më e mirë e identitetit të shtetësisë së Kosovës”, tha kryeministri.

Kryeministri Hoti theksoi se FSK do të jetë ushtri moderne.

“FSK do të jetë ushtri modern, profesionale e cila do të avancojë krahas vendeve të zhvilluara dhe ushtrive bashkëkohore me qëllim që të jetë përherë e gatshme për të garantuar paqe, stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, pohoi ai.

Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u shënuar me disa aktivitete./Telegrafi/

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Familja njofton për vdekjen e 26 vjeçarit që u godit nga rrufeja në Suharekë

Fatlind Bajselmani, 26-vjeç, vdiq të mërkurën pasdite pas goditjes që pranoi nga rrufeja në një zonë malore pranë Suharekës. Familja Bajselmani njoftoi sot se varrimi...

Lajmet e Fundit