Pamje: Mike Tyson dhe Roy Jones ndahen baras në meçin e shumëpritur

Mike Tyson ka thënë se do shkojë edhe më larg dhe do të bëjë edhe më shumë në ringun e boksit, pasi rikthimi i tij në këtë sport përfundoi me një barazim kundër Roy Jones Jr.

Ish-mbreti i botës në peshat e rënda, tani 54-vjeçar, i dha fund 15 vjetëve mosveprimi për t’u përballur me 51-vjeçarin Jones në një meç ekzibicioni të profilit të lartë të shtunën në SHBA, transmeton Gazeta Express.

Para këtij meçi kishte druajtje se Tyson dhe Jones nuk do të bënin boks të mirë dhe se lufta e tyre ishte vetëm për para.

Por dyshja bëri mjaftueshëm për t’i kënaqur shikuesit.

Tyson shfaqi diçka nga e kaluara e tij duke sulmuar dhe duke hedhur grushte të njëpasnjëshme, derisa Jones lëvizi shumë mirë edhe pse u harxhua kah mesi i luftës.

Tyson ia dha dy goditje mbresëlënëse bashkatdhetarit të vet me të majtën, disa goditje të fuqishme në grup dhe ishte gjithmonë ai që sulmonte.

Reagimet në rrjetet sociale ishin se Tyson e fitoi meçin, por gjyqtarët menduan ndryshe.

Pas meçit, Tyson tha se ndihet i lumtur me barazimin dhe e bëri të qartë se e ardhmja e tij nuk do të jetë në kapacitet profesional.

“Kjo është më e madhe se kampionatet, ne jemi humanitarë; ne po u ndihmojnë njerëzve. Jam i lumtur se ia dola dhe do të vazhdoj të shkoj më larg dhe të bëj më shumë”, tha Tyson. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Lajmet e Fundit