9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Pamje: Bora mbulon Brezovicën

Nga mbrëmë kanë filluar reshjet e borës në Kosovë.

Reshje bore ka pasur edhe në kryeqytet, derisa nga Brezovica janë publikuar edhe pamje pas reshjeve të borës.

“Prishtina Weather” ka parashikuar në fundjavë afrimin e një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vranësirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm.  Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.

Temperaturat minimale mbesin të ulëta, nga -3C deri -1C, e maksimalet gjatë ditës do të luhaten mbi vlera mesatare nga 7C deri 10C, e nga dita e diel zbresin në 7C, e të hënën në 3C.

Do të fryj erë e lehtë, kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, në fundjavë me tendencë të rënie, mirëpo vazhdon të mbetet mbi vlera të normales./GazetaExpress/

 

Më Shumë

Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen dhe vullnetarë

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në fshatin Zatriq – Rahovec Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është duke...

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Lajmet e Fundit